Njerëzit fillimisht u vendosën në qendra banimi, pastaj u morrën me bujqësi dhe ndërtuan tempuj – në vitet 8000 para erës sonë, thotë historia.
Por një zbulim arkeologjik në vitin 1994 në Gobekli Tepe, zonë rurale në Turqi, e hedh poshtë këtë hipotezë, duke ngritur pyetje të reja në lidhje me evoluimin e qytetërimit.
Me shtylla të mëdha guri të gdhendur me skena kafshësh që datojnë në vitet 10-mijë pes, Gobekli Tepe është konsideruar vend-adhurimi më i lashtë në botë. Megjithatë të dhënat tregojnë gjithashtu se njerëzit që e ndërtuan atë ishin gjuetarë gjysmë-nomadë, që merreshin me bujqësi. Por historikisht bujqësia pasoi 5 shekuj më vonë? Për shkak të Gobekli Tepes, arkeologët tani duhet të pyesin; A u ndërtua vendbanimi dhe pastaj erdhën njerëzit, apo anasjelltas?
—
Edhe pse shumë të informacione dihen për piramidat e Egjiptit asgjë nuk thuhet për atë që mund të jetë zbuluar.
E ndërtuar pothuajse 5000 vjet më parë në atë që është tani Kairo, kompleksi tre-piramidë, më I madhi, Khufu, është testament për nderimin e egjiptianëve të lashtë për faraonët e tyre dhe besimin në jetën e përtejme.
Arkeologët vazhdojnë të zbulojnë tunele të reja brenda piramidave, dhe janë ende në kërkim për të gjetur se kush i ndërtoi këto monumente, si dhe pse.
—
Nga toka, Linjat Nazca të Perusë nuk tërheqin vemendje. Megjithatë, në vitin 1920, avioni i parë që i dalloi ato nga ajri, shkaktoi befasi.
Arkeologët pajtohen, se format e mëdha, me qindra, me vija gjeometrike, japin pamje të hollësishme të kafshëve, bimëve dhe shifra imagjinare – ato janë bërë mbi 2000 vjet më parë nga njerëz të kulturës para-Inca Nazcas.
Arsyeja pse i bënë këto vizatime mbetet enigmë. Kjo i shtynë teoricienët e komplotit e astrologët të hedhin ide për vizitorë jashtë-tokësorë. Vizatimet ka të ngjarë të kenë qenë një metodë komunikim me hyjnitë e Nazcas, thonë arkeologët.
—
Si diçka nga një film fantastik, zbulimi i Mekanizmit Antikythera mbetet një kuiozitet i madh arkeologjik.
Gjetur në rrënojat e një anije greke mallrash e fundosura të paktën 2.000 vjet më parë, objekti rrethor prej bronzi përmban një ndërthurje ingranazhesh dhe karaktere misterioze. Menduar fillimisht të jetë një lloj pajisje lundrimi, arkeologët përpiqen të zbulojnë se si përdorej, dhe deri tani dinë vetëm se mekanizmi ishte një kalendar shumë i ndërlikuar astronomik.
Mekanizmi Antikythera është pajisja më e sofistikuar e gjetur ndonjëherë nga ajo periudhë, dhe i paraprinë në pamje pajisjeve të ngjashme që u dukën vetëm para 1000 vjetëve.
—
Muret e ulëta prej guri që përshkojnë shkretëtirat e Izraelit, Egjiptit dhe Jordanisë i kanë vënë arkeologët në mëdyshje që nga zbulimi i tyre me aeroplan në fillim të shekullit të 20-të.
Vargu i linjave deri në 60 kilometra krijon pamje në formë balonash dhe daton në vitet 300 pes.
Një studim thotë se qëllimi i tyre ishte të drejtonte kafshët e egra drejt një grope, ku ato mund vriteshin lehtë nga gjuetarët. Ky sistem efikas sugjeron se njerëzit në atë kohë dinin më shumë rreth faunës se sa ishte menduar.
—
Vendosur një fushë angleze, monumenti parahistorik i njohur si Stonehenge është një nga më të famshmit në botë.
Unaza e gurëve megalithik është ndërtuar rreth 4.000 vjet më parë si observator astronomik në një tempull fetar shërimi, thonë arkeologët. Por deri sot, asnjë teori mbi qëllimin origjinal të Stonehenge, nuk ka patur sukses.
—
Qyteti i humbur i Atlantis është zbuluar në Bahamas, ishujt greke, Kubë, madje edhe Japoni, në se çdo pretendim do të ishte për t’u besuar.
Përshkruar për herë të parë nga historiani i lashtë Platon në 360 pes, Atlantis mitologjik supozohet të ishte një fuqi e madhe detare para se të zhytej në det mbi 10.000 vjet më parë gjatë një katastrofe.
Arkeologët debatojnë ekzistencën historike të ishullit si dhe vendndodhjen e tij, sikur Atlantis të kishte ekzistuar me të vërtetë. Por edhe pa prova, Atlantis vazhdon të angazhojë imagjinatën e njerëzve, si të gjitha misteret e tjera.