Shumë kafshë, përfshi njerëzit, fituan gjene ‘të huaja’ nga mikroorganizma që ndodheshin në mjedisin e tyre në kohërat e lashta. Por një studim i ri nga BioMed Central, sfidon këtë pikëpamje konvencionale se evolucioni i qenieve u mbështetet vetëm në gjenet e trashëguara, duke sugjeruar se, të paktën në disa linja, procesi është në vazhdim.
Transferi i gjeneve ndërmjet organizmave të gjallë në të njëjtin mjedis njihet si Transferim Horizontal i Gjeneve ose HGT. Ky proces është i rëndësishëm pasi shpjegon se sa shpejt evoluojnë bakteret, për shembull, bakteret rezistentë ndaj antibiotikëve.
HGT është menduar se luan rol të rëndësishëm në evoluimin e disa kafshëve, ndërsa në kafshët më komplekse, si njerëzit, kjo ide evoluimi është debatuar dhe kontestuar gjerësisht.
Ky është studimi i parë që tregon se transferimi horizontal i gjeneve (HGT) që ndodh tek kafshët, përfshirë njerëzit, ka shkaktuar dhjetra apo qindra gjeneve aktive ‘të huaj’. HGT ka kontribuar në evoluimin e ndoshta të gjitha qenieve dhe ky proces është në vazhdim – prandaj lind nevoja për të ri-vlerësuar kuptimin e evolucionit, thotë studimi.
Shkencëtarët shqyrtuan gjenomet e 12 llojeve të mizave të frutave, katër lloje krimbash, dhe 10 lloje primatësh, përfshi njerëzit. Duke bërë krahasime me grupe të tjera speciesh, ata ishin në gjendje të vlerësonin kohën kur kishte ndodhur ky transferim gjenesh.
Për shembull, gjenet e grupit të gjakut ABO të njeriut u konfirmuan si të fituara nga kafshët kurrizore përmes HGT. Shumica e gjeneve të tjera lidheshin me enzimat e përfshira në metabolizëm.
Në njerëz, ata konfirmuan 17 gjene të fituara nga HGT, dhe identifikuan 128 gjene të huaja shtesë që nuk njiheshin më parë.
Disa prej këtyre gjeneve përfshiheshin në metabolizmin e lipideve dhe ndarjen e acideve yndyrore. Të tjerë ishin të përfshirë në përgjigjet imune, ndërsa kategoritë e mëtejshme të gjeneve përfshijnë metabolizmin amino-acid, modifikimin e proteinave dhe aktivitetet antioksidant.
Shkencëtarët gjithashtu identifikuan HGT nga viruset, përgjegjëse për 50 gjene të huaja.
Disa gjene u identifikuan se e kanë origjinën nga kërpudhat. Kjo shpjegon pse disa studime të mëparshme, të cilat ishin përqendruan vetëm tek bakteret si burim i HGT, fillimisht hodhnin poshtë idenë se këto gjene ishin ‘të huaj’ në origjinë.
Shumica e HGT tek primatët doli se ishte i lashtë, dhe se kishte ndodhur diku në mes paraardhësit të përbashkët të kafshëve dhe paraardhësit të përbashkët të primatëve.
Autorët thonë se analiza e tyre ndoshta nuk përfshinë shkallën e vërtetë të HGT tek kafshët, dhe se HGT midis organizmave komplekse shumë-qelizore është gjithashtu i besueshëm.
Studimi gjithashtu ka ndikime në sekuencën e gjenomit në përgjithësi. Projektet mbi gjenomet shpesh hiqni sekuencat bakteriale nga rezultatet pasi mendohej se ato ishin ndotje. Ndërsa shqyrtimi për ndotje gjenetike është i nevojshëm, nuk duhet të injorohet as mundësia se sekuenca bakteriale është pjesë e vërtetë e gjenomit me origjinë nga HGT-ja.