Gjuha e ujit të ftohtë

E Diel, 22 Mars 2015
Leave a comment

tongueGjuha e ujit të ftohtë
Ndërsa në ç’mënyrë kafshët evoluan për të lëvizur në tokë është e rëndësishme, shkencëtarët besojnë se edhe mënyra se si ato mësuan për të ngrënë është po aq e rëndësishme. Kafshët që jetojnë në ujë nuk kanë gjuhë, dhe studimi thotë se kafshët e para që dolën nga uji në tokë mund ta kenë përdorur ujin si gjuhë të improvizuar.

Yeti diskretitohet
Një studiues nga Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Washington, DC përgënjeshtron një studim të vitit 2014 duke thënë se ka zgjidhur misterin e Yetit. Duke krahasuar mostra të përdorura në studim, shkencëtari beson se flokët e Yetit mund të vijnë nga një specie e panjohur më parë që ka frymëzuar legjendën e Yetit (krijesa më e famëshme e kriptozoologjisë). 

Darkë e pazakontë
Në darkën e 111-vjetore të klubit të eksploruesve në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore do të ketë një ushqim të veçantë: menuja përbëhet vetëm nga buburreca. Pjesmarrësit mendojnë se po hanë diçka të re, por ata do t’u bashkohen rreth 2 milionë njerëzve në botë që tashmë i konsumojnë rregullisht ato.

Soda dietë dhe barku i fryrë
Një studim i ri e lidh konsumin e rregullt të sodës dietë me një rritje tre-fish në yndyrë në pjesën e barkut. Studimi u shtohet provave se soda dietë ka efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut.

Zbulohet kështjella më e lashtë romake
Duke përdorur teknologji – skanera lazer – studiuesit kanë zbuluar atë që  besojnë të jetë kështjella më i vjetër e njohur romake. Kështjella mund të jetë paraardhësja e qyteti Trieste dhe ku ushtria romake zmbrapsi piratët e lashtë.

Vezë të vjetra, gënjeshtra të reja
Një kompani fertiliteti pretendon se mund të rinojë vezët e një gruaje të moshuar. Kjo praktikë është mjaft e re dhe, ndërsa bazuar në një supozim logjik të zëvendësimit të Mitochondrias së moshuar, praktika aktuale mund të jetë e ndërlikuar dhe e paplotë.

Vende të lumtura
Nga 143 vendet e anketuara, 10 të parat janë në Amerikën Latine me Paraguajin në krye si vendi më i lumtur. Intervistat e 1000 njerëzve mbi moshën 15 vjeçare në secilin vend u fokusuan në emocione si gëzim, lumturi dhe  respekt të ndjenjave. Nga 100 pikët e mundshme, Shqipëria fitoi 63 pikë, dhe del më pak e lumtur se Greqia me 67 dhe se Maqedonia me 64 pikë, por më e lumtur se Kosova me 58, dhe Serbia me 54 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031