Një nga teoritë mbizotëruese të evolucionit është se paraardhësi i njeriut, Homo, evoluoi nga një qenie e vogël, u rrit në shtat e në peshë, u ngrit në këmbë, emigroi jashtë Afrikës dhe kolonizoi Euroazinë. Këta njerëz ishin mesatarisht më pak se 150cm të lartë, nën 50 kg, dhe emigruan 1 milion e 777 mijë vjet më parë.
Ajo që nuk dihet është koha dhe origjina gjeografike e njeriut me trup më të madh.
Një studim botuar në revistën Human Evolution, thotë se rritja kryesore në madhësinë e trupit ndodhi dhjetëra mijëra vjet pasi Homo Erektus la Afrikën, dhe se evolucioni i organizmave më të mëdha dhe këmbë më të gjata mund të jetë ndikuar nga mundësitë fizike për shtegtime.
Rezultatet nga një metodë të re kërkimore, tregojnë se larmia në madhësinë trupore ka ekzistuar shumë kohë më parë sesa mendohej, dhe se në këtë proces kanë marrë pjesë specie të shumta të hershme të njeriut, si Homo Habilis, Homo Ergaster dhe Homo Rudolfensis, etj. – kjo ka ndodhur në fillim të evolucionit të njeriut.
Studimi është i pari në 20 vite që krahason madhësinë e trupit të njerëzve paraardhës rreth 2.5 milionë më parë. Gjatë krahasimit të fosileve nga Kenia, Tanzani dhe Afrikën e Jugut, me ato në Euroazi, u vu re një variacion i madh rajonal në madhësinë e njerëzve gjatë epoka e akullnajave,
Në thelb çdo libër mësimi për evolucionin e njeriut thotë se një grup njerëzish evoluoi në trup më të madh para se të përhapej përtej Afrikë, duke lënë të kuptohet se “më i madh, jo domosdo më i mirë” apo se, madhësia e trupit nuk është karakteristikë e caktuar dhe themelore e një specie.