Një përkufizim i pushtetit është aftësia për të kryer një veprim në mënyrë efektive, për të treguar se personi tjetër ka kapacitet për të bërë diçka.
Pushteti mund të shtrembërojë komunikimin. Për shembull, nëse shefi thotë, “Hej, unë duhet të flas me ty”, ju mund të pyesni veten se çfarë gabimi keni bërë që kërkon vëmendje. Dhe në se një bashkë-punëtor që ju e perceptoni se ka pushtet të barabartë me ju, iu drejtohet me të njëjtat fjalë, ju do t’i peshoni ato ndryshe.
Duart e mbështetura në hije apo trupi ulur me krahët e kryqëzuar prapa kokës janë shenja tipike të pushtetit.
Një studim i Harvardit në vitin 2010 e paraqet pushtetin si të ndikuar nga hormonet. Por kjo ide hidhet poshtë tani nga studimi i ri në Universitetin e Zurihut me të dhëna më të gjera, i cili thotë se pushteti nuk ndikohet nga hormonet, por nga perceptimi dhe ndjenja e vetë-sigurisë së personit.
Në studim, 102 burra dhe 98 gra, u caktuan për të marrë poza trupore, që tregonin “shumë pushtet” ose “pak pushtet”. Për të vlerësuar efektin e pozave në hormone atyre iu morrën edhe mostra pështyme.
Studimi shqyrton efektin e pushtetit mbi hormonet dhe tregon se sa e rëndësishme është për të replikuar me rezultatet e mëparëshme kërkimore.
Ekspertë thonë se numri i madh i pjesmarrësve në studim dhe kriteret e ndjekura shkencore bëjnë që rezultatet të duken të besueshme.