Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Më 22 tetor 1964 – Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”.
All posts by alulushi
Naim Frashëri – poet i qarë në vargje
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes 20 tetor 1900 – “Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, O moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë.” Me këto vargje, poeti Çajupi qau kur mësoi se vdiq Naim Frashëri; gjithkush sikur humbi një pjesë nga vetja; dhe Çajupi qante për gjithë.
Nënë Tereza shpirt-tendosur
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes 19 Tetor 2003 – Nënë Tereza lumturohet në Romë nga Papa Gjon Pali II. “Jeta e saj në shërbim të të varfërve ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin të njëjtën rrugë. Dëshmia dhe mesazhi i saj përputhen me ato të çdo feje si shenjë se “Zoti vijon ta dojë botën […]
Hasluck – një mike skoceze e shqiptarëve
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes 18 tetor 1948 – Vdes në Dublin të Irlandës, Margaret Hardin Hasluck, skocezja tepër e interesuar në çështjet shqiptare – ajo ishte gjeografe gjuhëtare, arkeologe, etnografe, mbledhëse folklori, studiuese dhe epigrafe (interpretuese e mbishkrimeve të lashta).
Presidenti i parë i shtetit të parë…Shqiptar
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 16 tetor, 1846 – Në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie). Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare.
Trashëgimia në art nuk shuhet
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 15 tetor 1923 – Lindi Bettina Moissi, aktore gjermane e skenës dhe filmit. Moissi dallohet në botën e artit për rolet kryesorë në filmat e parë gjermanë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat trajtuan hapur çështjen e Holokaustit.
Atentat apo vrasje e rëndomtë?
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 14 tetor 1927 – Vdes Ceno bej Kryeziu, 32 vjeç, figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë në një familje nga më të pasurat. Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave […]
Migjeni – Frymëzim i Pafat
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes 13 tetor 1911 – Në Shkodër lindi Migjeni ose (Mi)llosh (Gje)rgj (Ni)kolla, poet e prozator. Të parët e tij me mbiemrin Dibrani zbritën nga Reka e ranë në Shkodër.
Uguri i zi i shallit të kuq
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Më 14 shtator 1927, vdes në Francë balerina amerikane Isadora Duncan. Jeta dhe vdekja e saj janë të pazakonta. Lindur në Kaliforni më 1877, shumicën e jetës Dunkan e kaloi e mërguar në Evropën perëndimore dhe Bashkimin Sovjetik.
Telefononi mjekun para se të udhëtoni
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Nëse keni ndonjë plan për të udhëtuar; ja diçka për të patur parasysh, sidomos nëse keni ndonjë problem shëndetësor: Kontrolloni pasaportën; Mos harroni furçën e dhëmbëve; Bisedoni me mjekun tuaj..para se të udhëtoni jashtë shtetit. Kjo mund të jetë një mënyrë e rëndësishme e sigurimit të pushimeve. Sëmundjet si diabeti, kanceri, […]