Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
“Ptosis palpebral” do të thotë “rënie e qepallës”, pak ose deri në mbulimin e bebes në një ose tek të dy sytë. Në të shumtën e rasteve shkaku i “ptosisit…” tek të rriturit është këputja e muskulit “levator” – “ngritës”. Problemi shpesh krijohet gradualisht, e ndonjëherë kur personi i është nënshtruar operacionit në sy ose ka pësuar ndonjë lëndim rreth syrit. Një tjetër shkak i mundshëm është dëmtimi i nervit pëgjegjës për dërgimin e mesazheve tek muskuli “levator”. Pra problemi krijohet nga mosfunksionimi i nervit, por edhe nga dëmtimi i muskulit kur ky nuk reagon ndaj ngacmimit të nervit.
Por studimet kanë treguar se rallë ndodh që qepalla të bjerë si pasojë dëmtimit të nervit. Në rastet kur mosfunksionimi i nervit është shkaku, sëmundja quhet Sindromë e Hornit dhe simptomat janë; bebia e syrit me qepallë të rëne është më e vogël sesa ajo e syrit tjetër.
Nga vetë emri “ptosis palpebral”, kuptohet se rënia e qepalles është simptoma kryesore. Ndër shenja të tjera përfshihen; për shembull ka njerëz që kur duan të shikojnë dicka ngrenë sytë mbi nivelin e objektit dhe kokën e shtyjnë paksa mbrapa, ose ngrenë një vetull a të dyja. Këtë e bëjne për të hapur sytë. Shenja të tjera jane shikimi i pjesshem ose i mjegullt, dhimbje koke ose rëndim mbi qepalla. Edhe kjo vjen nga përpjekja për t’i mbajtur sytë hapur. Gjithashtu, nëse bebia e syrit me qepallë të varur është e zmadhuar, gjendja quhet “hipotropi”. D he e kundërta, kur bebia e syrit me qepallë të rënë është e zvogëluar, quhet “eksotropia”; pacienti duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, sepse të dyja këto simptoma mendohet të jenë pasoja të ndonjë sëmundje vdekjeprurëse.
Kur mjekët ekzaminojnë një pacient me “ptosis palpebral” ata perpiqen të përcaktojnë arsyen e rënies së qepallës për t’u siguruar që pas saj nuk fshihet ndonjë problem më i madh shëndetsor. Në raste të tilla mjekët masin shkallën e të parit dhe pastaj provojnë t’a mbajnë lart artificialisht qepallën e pacientit për të kuptuar nëse shikimi do të mund të përmirësohej duke e ngritur atë me ndërhyrje kirurgjike.
Nëse “ptosis palpebral” është rezultat i ndonjë sëmundjeje të muskulit ose të nervit, në fillim mjekët trajtojnë sëmundjen. Nëse problemi i rënies së qepallës është shkaktuar nga ndërprerja e komunikimit midis muskulit dhe nervit, atëherë mund të kryhet ndërhyrje, gjatë së cilës kirurgu, krijon një hapje të vogël mbi qepallë dhe vendos lidhjen midis nervit dhe muskulit, ose mbyll hendekun duke hequr pjesën e dëmtuar. Në këtë rast, qepalla pëson një shkurtim të vogël. Gjatë operimit që zgjat rreth 30 minuta, mjekët përdorin anestezinë.
Sa kohë zgjat “ptosis palpebral”? Kjo varet nga shkaktarët. Për shembull, nëse rënia e qepallës është pasojë e ndonjë operacioni a dëmtimi mëparëshëm në sy, sëmundja mund të kalojë vetëvetiu pa patur nevojë për trajtim mjekësor. Por kur ajo është shkaktuar nga këputja e lidhjes midis nervit dhe muskulit, ndërhyrja kirurgjike është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit. Rezutatet e shume studimeve kanë treguar se cdo rast trajtimi është i vecantë, sepse varet nga shkaku, shkalla e dëmtimit, vecoritë e muskulit Levator dhe nga mosha e pacientit. Gjithashtu, syze të pajisura me mjete për të mbajtur lart qepallat, mund të përdoren, por vetëm si masë e përkohëshme, për të mos kufizuar hapje-mbylljen e qepallave, që mund të rezultojë në tharjen e syve.
One response to “Kur vetullat ngrihen jo nga habia”
Pershendetje nga Shqiperia!
E lexova artikullin pasi dhe vete jam i interesuar per kete fenomen,semundje te cilen e vuan dhe nena ime.
Nena ime eshte 68 vjece dhe vuan po nga kjo semundje qe i eshte shfaqur qe para 10 vjetesh.
Do ishte nje privilegj dhe deshire mjaft e madhe qe te kontaktoja me z. Astrit Lulushin.
Me respekt nga Astrit Bejko.
colombo_95@hotmail.com
Nr: tel.00355 683631408
Do kisha shume deshire qe te gjeja rrugen per te kontaktuar me ju sa me shpejt te jete e mundur.
Ju uroj gjith te mirat.