Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri duket se vërteton thënien e urtë se qeshura është ilaçi më i mirë.
Dy studime të paraqitur në Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë (ESC) tregojnë se zemërimi dhe e qeshura mund të ndikojnë shëndetin e zemrës.
Studimi i parë tregoi se zemërimi shton dukshëm përsëritjen e goditjeve në zemër tek pacientët me sëmundje kardio-vaskulare.
Studimi tjetër thotë se kur njerëzit qeshin enët kryesore të gjakut zgjerohen, duke e bërë qarkullimin e gjakut më të lehtë. Tek këta pacientë kur qeshnin u vu re një rënie e ndjeshme e rasteve të goditjeve në zemër.
Efekti ishte i ngjashëm me për përfitime nga ushtrimet aerobike dhe nga barnat statinë.
Autorët e studimit thonë se enët ose arteriet e gjakut zgjeroheshin dukshëm kur pjesmarrësit në studim shikonin filma komikë dhe arteriet e tyre tkurreshin ose ngushtoheshin kur ata shikonin filma të frikshëm ose me dhunë.
Studimi rekomandon më shumë qeshje dhe më pak zemërim.