Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa viti i ri shkollor fillon, ekspertët e shëndetësisë thonë se gjëja kryesore për prindërit në këtë periudhë është vaksinimi;
Për fëmijët në moshë për kopësht parashkollor;
– DTAP për difteri, tetanoz, pertusis
– POLIO
– Vaksinë shtesë kundër fruthit, shytave, rubeolës
– Vaksinën përfundimtare kundër lisë së dhenve
Për fëmijët në moshë për shkollë fillore;
– Vaksina kundër sëmundjes Meningococcal ku përfshihet Meningitis
– Vaksina përforcuese kundër tetanozit.
Për fëmijët në moshë për shkollë të mesme;
– Kontroll për abuzimin e substancave kimike (drogë)
– Kontroll për Depresion
– Kontroll të përvitshëm mjekësor
Disa ekspertë thonë se adoleshentëve duhet t’u jepet shansi të flasin me mjekun vetëm për vetëm, pa praninë e prindërve.
Atina e vjeshtës do të thotë periudhë gripi, prandaj edhe vaksina kundër gripit duhet të përfshihet në listën e kujdesit për fëmijët që kthehen në shkollë e kopësht.
Nuk duhet harruar ekzaminimi i syve; ndonjëherë fëmijëve në klasë u vjen turp të pranojnë se nuk janë në gjendje të shohin se çfarë është shkruar në dërrasën e zezë.
Gjithashtu, prindërt duhet t’u rikujtojnë fëmijëve higjenën në klasë – larja e duarve dhe mbulimi i gojës kur kolliten, këshillojnë ekspertët e shëndetësisë.