Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumica e natriumit që amerikanët konsumojnë vjen nga kripa. Por cilat ushqime përmbajnë më shumë kripë?
Sipas një liste të lëshuar nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, CDC, gati 50 përqind e sodiumit që amerikanët konsumojnë çdo ditë vjen nga 10 lloj ushqimesh.
Dhe për çudi, buka është në krye të listës. Ajo është përgjegjëse për kripën në organizëm njësoj sa edhe patatinat – jo se buka është më e kripur, por sepse njerëzit e hanë atë më shpesh.
Burimi i dytë i natriumit përbëhet nga ushqimet e përpunuara si sallami dhe nënprodhime mishi. Pastaj vijnë picat, supa dhe mishi i shpezëve dhe në radhe – hamburgeret dhe sanduiçet, djathi, spageti dhe makarona të tjera. Në vend të nëntë është tava me mish rulet, ndërsa “snacks-et”e kripura janë në fund të listës.
Shumë sodium mund të rrisë rrezikun e tensionit të lartë – shkak kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Ndërsa zyrtarët CDC-së nuk u thonë njerëzëzve që të mos hanë bukë, ata rekomandojnë që gjatë blerjes të lexojnë etikat dhe të zgjedhin ato me pak natrium.
BURIMI: CDC: