Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në se dikush është som-na-bu-list – fjalë për ecje në gjumë – ai/ajo nuk ecën vetëm. Një studim në revistën “Neurologji” konstaton se 3 presje 6 për qind e amerikanëve në moshë të rritur ose më shumë se 1 milionë e 100 mijë vetë ecin gjatë kohës që flenë. Kjo e bën këtë çrregullim më të shpeshtë sesa mendohej më parë.
Studimi morri në shqyrtim rreth 19 mijë persona në 15 shtete amerikane.
Autorët e studimit zbuluan se personat me depresion kanë 4 herë më shumë gjasa për të ecur në gjumë, ashtu si edhe ata që pijnë shumë alkohol ose ata që kanë mani ose ide fiksuese rreth diçka (obsessive-compulsive disorder).
Disa barna kundër depresionit dhe pilulat e gjumi që merren pa recetë gjithashtu shtojnë rrezikun për ecje në gjumë.
Studimi zbuloi edhe se gati 1/3 e personave somnambul kishin një histori familjare të këtij çrregullimi.
Shkaqet e sakta të ecjes në gjumë janë të panjohura, por ky çrregullim mund sjellë pasoja serioze. Personat që ecin në gjumë gjatë këtij akti të pavetëdijshëm, mund të lëndojnë veten ose të tjerët.