Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Si i disiplinojnë prindërit fëmijët e tyre? – ngre pyetjen një studim. Dhe përgjigja që autorët japin është se një numër i madh prindërish përdorin forma të ndëshikimit fizik që krijojnë probleme më shumë se sa zgjidhin. Një studim në revistën”Pediatrics” thotë se prindërit rrezikojnë shumë edhe nëse ndëshkimi displinor ndaj fëmijëve mund t’u duket jo i ashpër.
Autorët u përqendruan në rastet e ndëshkimit fizik të fëmijëve duke përfshirë:
– tërheqjen
– shtrëngimin
– shtyrjen
– shuplakën
Studimi arriti në përfundimin se këto veprime janë të lidhura me çrregullime mendore, edhe në mungesë të trajtimit të ashpër që është keqtrajtim.
Sipas autorëve, ndëshkimi i vrazhdë fizik shoqërohet tek fëmijët me shtimin rasteve të:
– Çrregullim të gjendjes emocionale (humorit)
– Çrregullime ankthi
– Shpërdorim të alkoolit dhe drogës (dhe)
– Disa çrregullime të personalitetit
Studimi nxjerr përfundimin se deri 7 për qind e çrregullimeve mendore i atribuohen ndëshkimit fizik.
Autorët u bëjnë thirrje mjekëve pediatër që t’i ndajnë këto gjetje me prindërit dhe kujdestaret e fëmijëve.