Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lajm i mirë për foshnjet nënpeshë. Sipas një studimi të ri, një shtojcë e thjeshtë hekuri mund t’i ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve në sjellje e njohje.
Foshnjet mund të merrni një nxitje të madhe nga hekuri shtesë. Kjo është gjetja e një studimi të raportuar online në revistën “Pediatrics”.
Foshnjet e lindura nën 2 kg e gjysmë dihet se janë rrezik më të lartë për të pasur problemeve njohëse dhe të sjelljes, në krahasim foshnjet e tjera në peshë normale. Gjasa të shumta janë që ata të kenë hekur të pamjaftueshëm në organizmin e tyre.
Shkencëtarët morrën në shqyrtimr 285 foshnje të lindër nënpeshën normale. Foshnjeve që iu dha hekur shtesë nga mosha 6 javë deri në 6 muaj kishin shumë më pak gjasa të prekeshin nga probleme njohëse e në sjellje në moshën 3 vjeç e gjysmë.
Shkalla e problemeve tek foshnjet që morrën hekur shtesë ishte e njëjtë me ato të foshnjeve që kishin lindur në peshë normale.
Autorët thonë se rezultatet e studimit të tyre mbështesin idenë se foshnjet e lindura nënpeshën normale duhet të përfshihen në programet e marrjes së hekurit shtesë.