Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, termi paaftësi për të mësuar përdoret për t’iu referuar kushteve psikologjike dhe neurologjike që ndikojnë aftësitë komunikuese dhe mundësitë e një personi për të mësuar në mënyrë efektive.
Termi përfshin kushte të tilla si Dysgraphia (çrregullim shkrimi), Dyslexia (çrregullim leximi), Dyscalculia (çrregullim matematike) dhe Aphasia (çrregullim komunikimi).
Në Britani, termi paaftësi për mësuar përdoret në përgjithësi për t’iu referuar aftësisë së kufizuar zhvillimore.
Dikush me aftësi të kufizuara për të mësuar nuk do të thotë se ka inteligjencë të ulët, as ndonjë paaftësi të lindur për të mësuar, por thjesht do të thotë se individi ka një dëmtim të aftësisë për shkak të një çrregullimi të përpunimit dëgjimor ose pamor, që bëhet pengesë për të mësuar me metodat e mësimdhënies tradicionale.
Aftësitë e kufizuara për të mësuar identifikohen zakonisht nga psikologët e shkollave përmes provimeve të inteligjencës dhe proceseve të mësimit.
One response to “Ç’është paaftësia për të mësuar?”
[…] (MIT), thonë se janë në gjendje të zbulojnë të aftësisitë e kufizuara për mësim, si dysleksia, më herët se kurrë më […]