Gatimi dhe ushtrimi

E Diel, 14 Prill 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Astrit Lulushi

cookingGatimi dhe ushtrimi fizik janë dy mënyra për të mbajtur trupin në formë – por duket se secila priret të tregohet më e rëndësishme se tjetra.

Një studim i kryer nga shoqata e popullsisë së Amerikës, tregon se gatimi dhe ushtrimi janë në konkurencë me njëri tjetrin.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat nga më shumë se 110 mijë amerikanë të rritur dhe zbuluan se ata që përgatisnin vetë ushqimet e tyre dhe në të njëjtën ditë ushtroheshin fizikisht, kishin gjasa të shpenzonin më shumë kohë për gatim duke lënë pas dore të ushtruarit, dhe anasjelltas.

Për shembull, 10 minuta kohë shtesë në përgatitjen e ushqimit pasqyrohej me 10 minuta më pak ushtrime fizike. Me fjalë të tjera, një sjellje zevendësohej proporcionalisht me tjetrën.

Një person, që të ushtrohet mirë, duhet të hajë mirë, prandaj autorët e studimit argumentojnë për balancimin e kohës midis gatimit dhe ushtrimit – në mënyrë që këto dy menyra të shëndetëshme të mos anulojnë njëra tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2013
M T W T F S S
« Mar   May »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930