Neuroshkenca dhe indoktrinimi

E Diel, 30 Qershor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverRrjeti ushqimor Frito-Lay donte të shtonte shitjen e patatinave mes grave dhe porositi një studim mbi menaxhimin e trurit.

Rezultatet zbuluan se kur gratë shikonin një qese me shkëlqim të patatinave, veprimtaria rritej në zonën e trurit (korteksin cingulate) që lidhet me fajin dhimbjen, vendimmarrjen dhe motivimin. Dhe kompania gjigande Frito-Lay filloi t’i ambalazhonte papatinat në qese të tilla që nxisnin trurin dhe tërhiqnin vemendjen.

Por libri shumë autorësh – “Brainwashed” – merret me konkluzionin e kundërt të këtij shembulli, se njeriu mund të mësojë se çfarë mendon tjetri vetëm duke vëzhguar aktivitetin e trurit gjatë një skanimi.

Teknologjitë e kanë revolucionarizuar fushën e neuroshkencës. Por kjo ka bërë gjithashtu që shkencëtarët, juristët dhe reklamuesit t’i përdorin skanimet e trurit për të nxjerrë përfundime të thella në lidhje me gjendjen dhe synimet mendore të njeriut, duke çuar shpesh në shpjegime të thjeshtëzuara ose të gabuara.

Gabimi dytë, thonë autorët e ‘Brainwashed”, është kur neurshkenca përdoret për të zbuluar një detaj të qartë. Shumë njerëz arrijnë në përfundimin se një adoleshent bën gabim nga papjekuria, për shembull, dhe kjo dihet pa qenë nevoja për skanimin e trurit.

Në raste të tjera, është ekzagjeruar se nevrikosja ndikon sjelljen. Po ashtu edhe se varësia është parë si sëmundje kronike e trurit – këto përfundime kanë minimizuar kompleksitetin e sjelljes dhe kanë penguar neuroshkencëtarët të përqëndrohen në kërkime, duke krijuar pa dashje një njollë të re nëpërmjet shoqërimit të varësisë me sëmundjet mendore.

Këto arsyetime të gabuara janë themeluar mbi një supozim të pasaktë se truri dikton çdo aspekt të sjelljes. Një pretendim i tillë, argumentojnë autorët, minon ekzistencën e vullnetit të lirë dhe përgjegjësisë personale.

Në librin ‘Brainwashed”, rekomanduar per lexim nga revista Scientific American, autorët përshkruajnë se në ç’mënyrë teknologjia e imazheve dhe skanimit ka ndriçuar strukturën e trurit. Ata shpjegojnë se shqyrtimi i trurit është një mënyrë vetëm për të zbuluar se si punon mendja – dhe se është dëshira për të kuptuar misteret e trurit që e bën neuroshkencën pafund emocionuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2013
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930