Koha ecën, vazhdimisht, vetëm përpara.. ajo ndalon që çdo gjë të ndodhë njëherësh. Por si e bën këtë? Çfarë mekanizmi e drejton Kohën përpara?
Një studim i publikuar në revistën Physical Review Letters, paraqet idenë që nxjerrë në pah një mënyrë të ndryshme për të parë se si Koha manifestohet.
Perceptimi i Kohës mbështetet në hipotezën, se çdo sistem fillon në gjendje të ulët entropie dhe pastaj, i nxitur nga termodinamika, entropia rritet. Kështu, e kaluara është entropi e ulët dhe e ardhmja është entropi e lartë.
Shembuj të rritjes së entropisë janë, p.sh., mbushja e një dhome me gaz ose shkrirja e një cope akulli, ku entropia ose çrregullimi është i pakthyeshëm
Supozohet se Shpërthimi i Madh (Big Bang) e filloi Universin në një gjendje me entropi të ulët – gjatë epokave, ndërsa Universi u zgjerua dhe u ftoh, entropia u rrit. Prandaj, Koha është e lidhur thelbësisht me shkallën e entropisë në Gjithësinë a Universin tonë.
Universi është një strukturë kompleksiteti i të cilit është në rritje, zgjerim (yje, galaktika). Edhe perceptimi i Kohës është rezultat i ligjit që përcakton një rritje të pakthyeshme të kompleksitetit.
Hapi tjetër është kërkimi i dëshmive vëzhgimore kozmologjike – një ekip shkencëtarësh është duke punuar në këtë drejtim, pa e ditur nëse mund të arrijë ndonjë rezultat.