Arsyeja që njerëz zënë skajet ekstreme të spektrit politik është se ata nuk ndikohen nga informacionet, ndryshe nga të moderuarit.
Sipas studimit në Science Psychology, revistë e Shoqatës për Shkenca Psikologjike, për shkak se ekstremistët politikë mendojnë se janë superior ndaj besimeve të të tjerëve, kjo i bën ata më shumë rezistent.
Dallimet politike janë pykë mes njerëzve, dhe ata më ekstrem priren të jenë intolerant ndaj ideve të ndryshme politike.
Disa thonë se ekstremistët (të majtë a të djathtë) kanë një lloj mangësie mendore që i çon në pozicione ekstreme politike, por të tjerë i përshkruajnë si të sigurt në besimet që kanë. Studimi u përpoq të gjejë se cilat nga këto dy mundësi ka më shumë gjasa të jetë.
Të dhënat treguan se ideologjia luan rol të rëndësishëm: Njerëzit që ishin ideologjikisht më ekstrem ishin gjithashtu më shumë rezistentë për të ruajtur mendimin e tyre.
Një eksperiment i dytë i konfirmoi këto gjetje dhe zbuloi një faktor ndërmjetësues: superioritetin e besimit. Njerëzit të cilët ishin më ekstrem në ideologji dhe politikë raportuan mbështetje të fortë se besimet e tyre ishin superiore.
E rëndësishmja që doli ishte se rezultatet nuk mund të shpjegohen me nivelin e arsimit të pjesëmarrësve.
Ndërsa studimet e mëparshme janë marrë me personalitetin dhe dallimet midis liberalëve dhe konservatorëve, studimi i ri merret me pasojat e skajeve politike.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse ekzistojnë dallime mes liberalëve dhe konservatorëve në disa situata, dhe jo në disa të tjera. Studime të tjera nevojiten.