Mohimi

E Enjte, 21 Maj 2015
Leave a comment

mohimiNarcisistët dhe psikopatët janë gogolë origjinalë. Ata u bëjnë dëm të tjerëve, ndërsa mohojnë gabimet e veta. Këtë mbrojtje psikologjike mendja përdor për të mohuar realitetin dhe për të shmangur ndjenjën e keqe.

Sa shpesh njeriu i zemëruar mohon  atë që përbrënda e di se ekziston? Mbrojtja e mohimit dëmton sjelljen për të ruajtur imazhin e mirë për veten, edhe pse të tjerët mund të shohin përmes fasadës.

Sa herë kjo mbrojtje shtohet,  më shumë probleme krijohen për vete dhe të tjerët. Mohimi shmang përgjegjësinë për veprimet e dëmshme duke thënë ‘Unë nuk e kam bërë.’ Kështu, personi mëson të gënjejë dhe gjithë kohën beson në gënjeshtrën e vet. Mohimi është i papërgjegjshëm në nivel të pandërgjegjshëm, sepse personi nuk pranon të vërtetën në lidhje me sjelljen e tij të keqe

Mohimi është mbrojtje e papjekur së bashku me mashtrimin dhe shtrembërimin, sipas Manualit IV të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë. Njerëzit të cilët nuk janë të hapur për informacione dhe kritika në lidhje me veten mund të bëhen mjeshtër të mohimit.

Një fëmijë, i cili nuk pranon se ka bërë gabim  vepron brenda kufijve normalë të zhvillimit. Një i rritur, i cili mohon të vërtetën e shëmtuar përsa i përket vetes, është mbërthyer në  mbrojtje të pamenduar. Mohimi është ndryshim i përgjegjësisë që vjen nga brenda kur personi ndjehet i pafuqishëm e i kapur në mendësi të vjetër.

Pa vullnet nuk ka ndryshim, mësimet e jetës mohohen dhe personi bie në grackën e tij. Carl Jung besonte se shërimi nga mohimi ndodh kur personi harron egon e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031