Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pavarësisht njoftimeve që i lidhin pijet e ëmbëla me mbipeshën, dhe përkundër përpjekjeve për të shkurajuar konsumin e tyre, një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbulon se amerikanët konsumojnë një sasi të madhe të këtyre lloj pijeve.
Në pijet ëmbëla përfshihen lëngje frutash, pijet me gas, pijet e energjisë dhe ato sportive, si dhe uji i ëmbël në shishe. 50 përqind e amerikanëve të moshës 2 vjeç e sipër pijnë çdo ditë nga këto lëngje.
Studimi mblodhi dhe shqyrtoi të dhëna nga viti 2005 deri në 2008 dhe konstatoi se në krahasim me femrat, meshkujt marrin çdo ditë dy herë më shumë kalori nga këto pije, dhe vetëm 5 përqind e popullsisë amerikane është përgjegjëse për konsumimin e rreth 600 mijë kalorive nga pijet ëmbëla …ose 4 shishe në ditë për njeri.
Shumica e këtyre pijeve konsumohen në shtëpi. Por njerëzit gjithashtu konsumojnë në restorante, dhe herë pas here në shkolla e kopshte.
Pijet e ëmbëla konsumohen më shumë nga persona të moshës 12 deri 39 vjeç.
Meshkujt ndërmjet moshës 2 dhe 19 vjeç konsumojnë më shumë pije me sheqer se çdo grup-moshë tjetër. Konsumi më i lartë i pijeve të ëmbëla është mes afrikano-amerikanëve.
Studimi është një vështrim i shpejtë dhe nuk tregon nëse konsumi i pije të ëmbëla është rritur apo ulur në krahasim me vitet e mëparshme.