Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të ndikohen negativisht nga sëmundjet mendore të nënave . Tani, një studim botuar në revistën “Pediatrics” – një nga studimet e para të këtij llojit – tregon se edhe problemet mendore të etërve mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 22 mijë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, së bashku me prindërit e tyre.
Rreziku i problemeve emocionale dhe të sjelljes i fëmijëve ishte nga 50 deri në 350 përqind më i madh nëse nëna kishte probleme të shëndetit mendor.
Por depresioni dhe probleme të tjera mendore që kishte i ati ndikonin në një rritje prej 33 deri në 70 përqind të rrezikut të prekjes së fëmijëve nga probleme në sjellje dhe emocionale.
Autorët e studimit sugjerojnë se trajtimi i suksesshëm e depresionit të etërve mund të ndihmojë për të lehtësuar simptomat mendore të fëmijëve të tyre.