Një vaksinë e rikombinuar kundër kancerit në gji dhe vezore duket premtuese

E Martë, 08 Nëntor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Vaksina e re rikombinuar (Transvac) quhet Poxviral dhe një studim në revistën “Klinical Cancer Research”” thotë se ajo është treguar e efektshme për ngadalësimin e zhvillimit të kancerit në gji dhe vezore – dhe në zgjatjen e jetës së pacienteve.

Në studim u përfshinë 26 gra me kancer në gji e vezore, të cilat ishin trajtuar më parë me kimoterapi.

Për 12 paciente me kancer në gji, vaksina e vonoi 12 muaj e gjysmë përparimin e sëmundjes dhe zgjati mbijetesën mesatarisht afro 14 muaj.

Për 14 pacientet me kancer në vezore, avancimi i sëmundjes u vonua 2 muaj – dhe mbijetesa u zgjat mesatarisht 15 muaj.

Autorët e studimit thonë se këto prova klinike tregojnë se vaksina e rikombinuar Poxviral është përfituese për disa paciente dhe efektshmëria e saj varet nga ashpërsia e sëmundjes dhe fuqia e sistemit të tyre imunitar.

Shkencëtarët thonë se disa paciente vazhduan të reagonin shumë mirë ndaj terapive të tjera, pas daljes nga studimi. Autorët thonë se shqyrtime e kërkime të tjera nevojiten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2011
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930