Këshilla për festa të shëndetëshme

E Premte, 21 Dhjetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Atmosfera e festave të fundvitit (Krishtlindjet dhe Viti i Ri) është e pranishme. Miliona njerëz nisen në udhëtim me tren, aeroplan, automobilë, për të festuar bashkë me miqtë, të dashurit a të afërmit e tyre.

Por kjo do të thotë se gjatë udhëtimeve ata pritet të shoqërohen edhe nga mikrobe e viruse. Për të mos lejuar që këta parazitë të prekin gëzimin e festave, ekspertët këshillojnë:

– Larjen e duarve

– Larjen e duarve (dhe)

– Larjen e duarve

Në avion ose tren të mbushur plot, njerëzit vazhdimisht prekin sipërfaqe që njerëz të tjerë i kanë prekur. Kollitja dhe teshtitja  – e bëjnë më të lehtë transferimin e mikrobeve dhe viruseve.

Kur sapuni dhe uji nuk janë gjithmonë në dispozicion, një gazrë e lagur me alkool duhet të mbahet me vete në çantë gjatë një udhëtimi, dhe aplikimi i saj në duar çdo 30 minuta, ose pas shkuarjes në banjë ose pas prekjes së një sipërfaqeje, është e këshillueshme, ashtu si edhe fshirja e tavolinës, tabakasë, dhe mbështetësve së karrigeve – sipërfaqet më të ndotura me baktere e viruse në aeroplanë, trena e autobusë.

Gjithashtu këshillohet shmangia e udhëtarëve që duken të sëmurë  – që kanë teshtitje ose kollitje. Edhe mbajtja e dorës përpara gojes e hundës gjatë kollitjes a teshtitjes, nuk duhet harruar.

Në fund nuk duhet harruar, se stina e festave është stinë e gripit, prandaj nuk është shumë vonë për një vaksinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2012
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31