Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një formë e re terapie me rrezatimit shton gjasat për një jetë më të gjatë për ata që luftojnë me kancerin e mushkërive. Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqëndruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë. Shkalla e suksesit ofron shpresa për pacientët që kanë qeliza jo të vogla të pa-operueshme kanceroze në mushkëritë e tyre.
Gjatë studimit, 55 pacientë u trajtuan me procedurën e re me rreze. Prej tyre, vetëm 1 pacient pati një përsëritje të tumorit kryesor. Kjo tregon se në afro 98 përqind të rasteve tumori kryesor u vu nën kontroll për rreth tre vjet pas terapisë. Pas tre vjetësh, më shumë se gjysma e pacientëve në studim, 56 përqind, vazhdonin të jetonin. Gjithashtu, efektet anësore me këtë terapi të re ishin më të pakta sesa në trajtimet me terapi të tjera.
One response to “Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive”
Nese tumori eshte ne stadin e katert, a mund te luftohet me kete metode ?