Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studimet e kaluara kanë treguar se vitamina D mund të mbrojë kundër humbjes së kujtesës dhe dobësimit të trurit.
Një studim në “Journal of the American Geriatrics Society” morri në shqyrtim 2 mijë gra me moshë mesatare 71 vjeç, të cilave iu dhanë 400 njësi ndërkombëtare (IU*) vitaminë D dhe 1000 miligram kalcium, për çdo ditë për 8 vjet.
Rezultatet treguan se këto gra patën dëmtime njohëse dhe humbje të konsiderueshme kujtese – me të njëjtin ritëm me një grup tjetër grash të cilat kishin marrë placebo.
Autorët e studimit thonë se në këtë rast ata mësuan se kombinimi i kalciumit me vitaminën D mund të kenë efekte kontradiktore. Pra, tani atyre u duhet një studimi më përcaktues – për të provuar efektet e niveleve të larta vetëm të vitaminës D, pasi ka kohë që shumë ekspertë u rekomandojnë pacientëve të tyre doza më të larta me këtë vitaminë.
IU*
IU janë inicialet për “International Unit” – njësi ndërkombëtare – dhe përdoret për matjen e barnave dhe vitaminave.
IU është një sasi e biologjike që prodhon një efekt të veçantë biologjik, për të cilin është rëndë dakord të pranohet së një standard ndërkombëtar.
IU është e varur nga fuqia e substancës, dhe çdo ilaç ose vitaminë ka një substancë IU ndryshe për konvertim në miligram. Për shembull, 1000 IU e vitaminës C do të ketë një peshë ndryshe nga 1000 IU e vitaminës D.
Për sqarim rreth masës së ilaçit ose vitaminës, njerëzit zakonisht kontaktojnë farmacistët ose prodhuesit e vitaminës.
One response to “Kombinimi i kalciumit me vitaminë D – pasoja jo të mira”
faliminderit Astrit per shkrimet etua ne fushen e mjeksis , TE LUTEM BRENDA MUNDESIVE SHKRUAJ DICKA PER EMORAGJIN CELEBRALE NE TRU ;aka shanse nje njeri i goditur nga emoragjia celebrale ne tru ne FAZEN e PARE QE NUK KA HUMBUR LLOGJIKEN E PLOT DHE KOMUNIKIMIN ME AMBJENTIN TE SHEROHET : Natyrysht kjo ska lidhje me komentin eme siperm