Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Dëshmi të reja se qëndrimi ulur dëmton shëndetin, veçanërisht të grave të moshuara.
Një studim në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë mbështetet në një sondazh mes 71 mijë grave nga mosha 50 deri në 79 vjeç, të cilat u pyetën se sa orë në ditë qëndronin ulur. Studime zgjati 12 vjet.
Shkencëtarët zbuluan se gratë që qëndronin ulur për 10 orë ose më shumë në ditë ishin në rrezik për të pësuar goditje në zemër ose në tru – rreziku ishte më lartë veçanërisht për gratë mbipeshë dhe mbi 70 vjeç.
Në krahasim me gratë më aktive të cilat qëndronin ulur për pesë orë në ditë ose më pak, gratë që qëndronin ulur 10 orë ose më shumë ishin 63 për qind më shumë në rrezik për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.
Autorët sugjerojnë se ngritja herë pas here nga qëndrimi ulur, qoftë edhe thjesht duke qëndruar në këmbë ose duke kryer ecje të shkurtëra mund të sjellë ndryshim pozitiv në shëndet.