Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një grup shkencëtarësh amerikanë shprehin shqetësim se fondet e pamjaftueshme po pengojnë kërkimet në fushën e sëmundjeve të syve dhe trurit. Fondacioni BrightFocus, një organizatë jofitimprurëse, publikoi rezultatet e një ankete me përfshirjen e më shumë se 170 shkencëtarëve biomjekësorë.