Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

E Martë, 01 Qershor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Artriti në gju është forma më e zakonshme  e pezmatimit të kyçeve. Një studim  tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e  tyre brenda 6 muajve nga dita e  diagnostikimit. Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve,  më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. Në fakt, artriti në gju është përgjegjës për 50 përqind të rasteve të paaftësisë mes njerëzve të moshuar në Amerikën veriore.

Shkencëtarët në Kanada morrën në shqyrtim 190 gra që ishin diagnostikuar më parë me osteoarthrit apo artrit në gju. Rezultatet treguan se pas 6 muajsh, 80 përqind e pjesmarrësve në studim që kishin kryer ushtrime fizike, thanë se ndjenin më pak dhimbje dhe mund të lëviznin më lirshëm.75 përqind e grave në studim që përdorën akupunturën ose fasho elastike për mbledhjen e gjurit thanë se ndjeheshin më mirë. Edhe 50 përqind e grave që morrën barna kundër dhimbjeve, barna natyrale shtesë ose të dyja, gjithashtu u ndjenë më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930