Steroidet dhe zemra

E Martë, 08 Qershor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Keqpërdorimi i steroideve anabolikë është i paligjshëm, por një studim tregon se përdorimi i tyre është edhe më i rrezikshëm sesa mendohej më parë. Studimi i kryer nga shoqata e sëmundjeve të zemrës, tregoi se përdorimi për shumë kohë i steroideve mund të dobësojë zemrën. Steroidet anabolike janë imitues të testosteronëve; hormon që krijon muskuj dhe nxit karakteristika mashkullore.  Studiuesit krahasuan një grup peshë-ngritësish që merrnin rreth 675 miligram steroide në javë për 9 vjet dhe një grup tjetër po peshë-ngritësish që nuk merrnin steroide. Shkencëtarët zbuluan se ana e majtë e zemrës tek personat që merrnin steroide ishte më e dobët dhe si rrjedhim pompimi i gjakut në të kryehej me vështirësi. Tek personat që nuk merrnin steroide, zemra punonte normalisht. Vështirësitë në pompimin e gjakut mund të bëhen shkak për probleme në zemër përfshi ndalimin e saj. Deri tani pasojat e steroideve në zemër nuk kanë qënë mjaft të qarta, kryesisht sepse steroidet filluan të përhapen në vitet 1980 dhe shumë përdorues  nga ajo kohë tani kanë arritur në moshë kur problemet e zemrës bëhen më të dukëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930