Ndikimi i kafesë

E Martë, 15 Qershor 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. Por pyetja “a të mban kafeja zgjuar? është e vjetër sa edhe vetë kafeja. Përgjigja më e fundit vjen nga një studim i psikologëve në Bristol të Anglisë. Ata morrën në shqyrtim 369 persona që  konsumonin kafe pak, shumë dhe në shkallë të moderuar. Studimi tregoi se niveli i nxitjes së ankthit mes konsumuesve të rregullt të kafesë ishte më i ulët sesa me atyre që nuk pinin kafe. Kur kafeja pihej rrallë, ajo nuk ndikonte në shtimin e gjendjes alarmuese tek përdoruesit. Në studim thuhet se mes personave që e kanë bërë zakon pirjen e kafesë, organizmi krijon një lloj imuniteti a tolerance ndaj kafeinës duke shmangur çdo efekt të saj. Sipas studimit, kur personat konsumonin shumë kafe dhe përpiqeshin t’a rrallonin marrjen e saj, ndjenja e ankthit pakësohej, por ata ishin të prirur për të provuar dhimbje koke dhe kur rifillonin marrjen rregullisht të kafesë, kjo i kthente ata përsëri në gjendjen që u dukej normale.

One response to “Ndikimi i kafesë”

  1. neska says:

    si ndikon kafeja ne pirjen e kafase ne semundjen e multiplex sclerozes dhe a kenii ndonje informacion nga zbulimet me te reja mbi ms.Me respekt jupershendes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930