Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Lillian Kopf dëshiron të jetë e angazhuar në jetë. Kjo ishte arsyeja pse 84-vjeçarja u mërzit shumë kur shikimi filloi t’i zbehej. “Një ditë u zgjova dhe ndjeva se diçka nuk ishte mirë me syrin e majtë, objektet i shikoja turbullt”, tregon ajo.
Kopf u diagnostikua me një formë të degjenerimit makular, sëmundje që shkatërron shikimin qendror.
“Ajo vuan nga degjenerimi makular ‘i lagësht’, që ndodh kur enët e gjakut fillojnë të rrjedhin lëng. Ky lëng dëmton retinën e përgjithëshme”, thotë doktor Stuart Burgess i institutit të Syve në Fort Lauderdale në Florida
Për vite të tëra, degjenerimi makular i lagësht është trajtuar me një ilaç të quajtur Leucentis, i cili vazhdon të përdoret dhe është shumë i shtrenjtë. “Mund të kushtojë 2 mijë dollarë për një injeksion,” thotë doktor Burgess.
Studimet e fundit sugjerojnë se një ilaç i quajtur Avastin, që përdoret kundër kancerit, mund të jetë i efektshëm edhe kundër degjenerimit makular. Dhe një injeksion me Avastin kushton vetëm 50 dollarë. “Ndonjëherë pacienti e ndjen pothuajse menjëherë efektin. Ndonjëherë efekti shfaqet pas një javë a më shumë, por sapo rrjedhja e gjakut dhe e lëngut ndalet, trupi absorbon lëngun ekzistues, dhe fillon përmirësimi gradual” thotë doktor Burgess
Pacientja Kopf ka vënë re këtë përmirësim që me trajtimin e saj të parë. “Tani përsëri, mund të ngas makinën dhe me syrin e majtë nuk kam më problem”. thotë ajo.
One response to “Një ilaç kundër tumorit po përdoret për trajtimin e një forme të degjenerimit makular”
Kam Nje probmlem me nenen gjithashtu asaj i kishin thene ka tumor mbi sy (syrin e djatht) d.m.th ne vetull po i ajet edhe po i nxihet a ka nevoj mem tregu te kush me shku por edhe mu informu po edhe te ju t’lutem tregomni breee esht 36vjeqare kisha pas deshir te me ndihmoni ndersa une jam 12vjqar.