Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i vitit të kaluar tregonte se mamografia tek gratë e moshës 40 deri 49 vjeç pakësonte 30 përqind vdekjet nga kanceri i gjirit.
Tani, një studim i ri botuar në revistën “Radiology” i zgjeron këto rezultate. Në studim u përfshinë 130 mijë gra nga mosha 40 deri 74 vjeç. Ato u vëzhguan për thuajse 30 vjet.Të dhënat treguan – si në studimin e vitit të kaluar – se kryerja e mamografisë ul 30 përqind rastet e vdekjeve nga kanceri i gjirit. Por ndryshe nga treguesit e studimit të vitit të kaluar, këtë herë shkencëtarët zbuluan se për të shpëtuar jetën, 1 mijë e 500 grave u ishte dashur t’a kryenin momagrafinë rregullisht.
Shkencëtarët thonë se këto të dhëna u grumbulluan gjatë një periudhe 30 vjeçare dhe përfshijnë gra të moshuara, prandaj numri i grave që kanë nevojë për te kryer rregullisht mamografi për të shpëtuar jetën reduktohet në 500. Autorët e studimit gjithashtu paralajmërojnë se jo të gjitha studimet mbi mamografinë kanë dhënë rezultate të tilla mbresëlënëse tek gratë e reja, prandaj debatet rreth kësaj grup-moshe do të vazhdojnë. Studimi u krye nga Spitali Qendror Falun në Suedi.