Kur nevoja ishte e madhe

E Hënë, 12 Shtator 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

“…without me, there is no birthplace” – Dostojevski

Me librin “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi ka krijuar manualin shqip të humanizmit dhe bamirësisë. Për këto dy fusha të gjera ndjenjash njerëzore, sado të punohet, kurrë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.Këtë e vërteton empirikisht Prendushi në librin e tij.“Paqe dhe dashuni” ( botimet Camaj – Pipa, Shkodër 2010) është ndoshta libri i tij i vetëm, por ato 200 faqe sjellin historinë e komplikuar të viteve të para pas-diktaturës, mes ndjenjave dhe kënd-vështrimit të një shqiptaro amerikani, “i djegur për vendlindje”.

Si ajo e shumë shqiptarëve të herëshëm në Amerikë, jeta e Prendushit kaloi nëpër dy luftra; luftën e dytë dhe luftën e ftohtë. Lindur në Shkodër rreth viteve 1930,rinia e tij gjithashtu kaloi mes dy zjarreve; atë për atdhe siç mësonte familja,shkolla e feja dhe zjarrit vëllavrasës që komunistët e kafeneve nxisnin duke përhapur idetë helmuese në mjedise e oborre shkollash, njësoj si shpërndarrësit e sotëm të drogave.

Udhëtimi i Ndoj Prendushit në libër zgjat me vite që evoluojnë nga lufta ne radhët e Ballit Kombëtar, disa vite nën komunizëm, arrati si adoleshent, vite në Itali, jeta në Amerikë dhe kthim në atdhe me mision humanitar për rimëkëmbjen nga varfëria të vendlindjes së vet.”Paqe dhe dashuni” është gjithashtu kujtesë se njerëzit jo gjithmonë jetojnë të rrethuar nga ëndërra, por ngrihen e i realizojnë ato.

Kështu veproi Prendushi, kur i erdhi lajmi se diktatura në Shqipëri ra. Nga Kalifornia, ai u lidh me shokë e miq të vjetër duke u thënë se vendi, në pikë të hallit ekonomikisht, ka nevojë për ndihmë. Dhe shembullin e dha i pari, duke u tërhequr nga funksionet politike në partinë BK në Shtetet e Bashkuara, e kundërta e asaj që shumë do të bënin.Menjëherë ai iu vu punës.

“Dojsha me i dalë në krye kësaj pune pa ba zhurmë, kështu nuk kisha nevojë t’i përgjigjem askujt, nëse nuk plotësohet kjo dëshirë e eme personale.” (fq., 130)

Ndoj Prendushi (Tony) u lidh me shoqatat bamirëse amerikane e ndërkombëtare, u takua me senatorë, kongresmenë, ambasadorë, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, personalisht u shtriu dorën, përveç ndihmave që vetë grumbulloi. Me anije e aeroplanë që me ndërhyrje e miq i siguroi nga Pentagoni, Prendushi transportoi ushqime, barna e pajisje mjekësore për spitalet shqiptare dhe për bashkëqytetasit e Shkodrës.

Këto ndodhnin në vitin 1992, ditë deri diku të harruara edhe nga ata që drejtpërdrejt i përjetuan atëhere kur s’kishin bukë të hanin dhe sot mes gjithë të mirave.

”….Toni, sa jetë njerëzish janë shpëtur prej veglave mjeksore që na solle”, kujton Ndoj Prendushi në librin e tij fjalët e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

Kush mund të thotë se në fillim të këtij shekulli gjendja humanitare nuk është më e mirë? Dhe për këtë, Ndoj Prendushi ka merita, të cilat i shtohen me këtë libër.

“Paqe dhe dashuni” është në vetëvete një hap humanitar. Në pasthënie, profesor Sami Repishti (redaktues i librit) thotë se “Paqe dhe dashuni” i Ndoj Prendushit është mësim i vlefshëm për cdo lexues qëllimmirë dhe inteligjent. Ndjenjat njerëzore e të shkruarit thjeshtë e bëjnë atë edhe më të vlefshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2011
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930