Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji

E Martë, 11 Tetor 2011
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se trajtimi i kancerit mund të ketë shumë efekte anësore. Kjo vlen veçanërisht për gratë që luftojnë kundër humbjes së kockave gjatë dhe pas trajtimit të kancerit në gji.  Shumë paciente me kancer të gjirit trajtohen me bllokues hormonesh, për të trajtuar kanceret që nxiten a varen nga hormone. Këto barna bllokojnë prodhimin e estrogjenit.

Një nga efektet e mundëshme anësore të barnave bllokues është humbja e masës së kockave dhe shkaktimi i frakturave. Acidi zoledronic ka disa kohë që jepet për të luftuar osteoporozën veçanërisht për gratë pas-menopauzës. Ky ilaç është dhënë rregullisht për të njëjtat arsye edhe për pacientet e kancerit të gjirit.

Tani, një studim i ri botuar në  numrin e tetorit të revistës “Cancer”, konfirmon se ilaçi Acidi Zoledronic është i efektshëm.

Studimi, më i gjatë i këtij lloji, përfshinë një periudhë 5 vjeçare. Autorët e studimit vëzhguan nga afër pacientet që morën Acid Zoledronic që në fillimi i terapisë kundër kancerit të gjirit, dhe  pritën 36 muaj për të parë efektin. Rezultatet treguan se marrja e Acidit Zoledronic që në fillim të terapisë, ishte i dobishëm, dhe i mbronte gratë ndaj humbjes së masës së eshtrave në shpinë dhe në zonën e legenit. Edhe gratë që u vonuan në marrjen e Acidit Zoledronic, patën përfitime, duke ngadalësuar procesin e humbjes së  kockave.

Acidet Zoledronic shiten në farmaci nën emrat – Zometa dhe Reclast.

2 responses to “Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji”

  1. blerta says:

    une jam blerta profesioni im eshte biologe ,me endje pres informacionet me te reja nga ju ne rubriken mjeksi dhe shkence ,ju falenderoj dhe ju pergezoj pe r te rejat me te fundit p.er trajtimin e kesaj semundje vrastare ,dhe stafit juaj i uroj shendet per gezime .

  2. ky eshte nje studim shume interesant.
    @ mirandi @

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji

E Martë, 11 Tetor 2011
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se trajtimi i kancerit mund të ketë shumë efekte anësore. Kjo vlen veçanërisht për gratë që luftojnë kundër humbjes së kockave gjatë dhe pas trajtimit të kancerit në gji.  Read the rest of this entry »

2 responses to “Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji”

  1. blerta says:

    une jam blerta profesioni im eshte biologe ,me endje pres informacionet me te reja nga ju ne rubriken mjeksi dhe shkence ,ju falenderoj dhe ju pergezoj pe r te rejat me te fundit p.er trajtimin e kesaj semundje vrastare ,dhe stafit juaj i uroj shendet per gezime .

  2. ky eshte nje studim shume interesant.
    @ mirandi @

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31