Niveli i rrezikshmërisë radioaktive nga telefonët celularë

E Hënë, 17 Tetor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një grup shkencëtarësh të organizatës Shëndeti Mjedisor (www.environmentalhealthtrust.org) ka lëshuar një raport të gjërë ku thuhet se 97 % e amerikanëve janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të telefonit celular në nivele më të larta sesa shkalla e përcaktuar si e parrezikshme nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Autorët gjithashtu ngrenë pyetje rreth pasojave anësore afatgjata që mund të sjellë ky lloj rrezatimi; si shterpësi tek meshkujt nga mbajtja e telefonave celularë në xhep, një lloj ekspozimi ky i pallogaritur gjatë studimeve të mëparëshme.

Autorët e studimit bëjnë thirrje për një rishikim të procesit të përcaktimit të niveleve të lejuara të rrezatimit, sidomos tani që këto lloj pajisjesh përdoren gjerësisht edhe nga fëmijët.

Debra Davis, ish këshilltare e lartë e presidentit Klinton,për çështje të shëndetit, thotë se nivelet e pranueshme të rrezatimit nga telefonët celularë janë bazuar në prova të vjetëruara që nuk trajtojnë shqetësimet afatgjate si ndikimi i këtij lloj rrezatimi tek fëmijët, gratë shtatzëne dhe tek burrat që mbajnë telefonat në xhep.

Ndër autorët e studimit është doktor Om Gandhi, ish shkencëtar pranë firmës Motorola, i njohur për kërkimet e para që përcaktuan rrezikun e pranueshëm radioaktiv në fillimet e telefonisë celulare. Autor tjetër i studimit është doktor Ronald Herberman, drejtor i institutit të Kancerit pranë universitetit të Pitsburgut në Pensilvani. Doktor Herberman është edhe drejtor i bordit të Shëndetit Mjedisor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31