Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në fund të këtij muaji, bota do të shënojë një hap të rëndësishëm…7 miliardë njerëz do të jetojnë në ‘të.
Njerëzimit i është dashur kohë e gjatë për të arritur këtë pikë. Rreth 10 mijë vjet më parë, bota kishte ndoshta 5 milionë banorë. Deri në kohën e dinastisë së parë në Egjipt (3000-2800 p.e.s.), numri u rrit në rreth 15 milionë, dhe rreth kohës së lindjes së Krishtit ky numër arriti diku në afërsi të 200 milionshit.
Popullsia botërore arriti 1 miliardë rreth viteve 1800, vetëm disa vjet pasi Thomas Malthus kishte publikuar paralajmërimin e tij të famshëm se numri i popullsisë në botë gjithmonë do të mbahet në kontroll nga lufta, murtaja apo uria.
Si për të sfiduar këtë teori, popullsia filloi të shtohej me ritme të shpejta; 2 miliardë në vitet 1920; pas 40 vjetësh në 3 miliardë; dhe nga 1 miliardë më shumë cdo 12 -13 vjet.
Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i popullsisë arriti 6 miliardë më 12 tetor, 1999 (një djalë-foshnje lindur në Sarajevë, për qëllime simbolike u caktua si personi i 6 miliardtë i botës dhe u përshëndet në spital nga sekretari i përgjithshëm Kofi Anan.)
Sigurisht, askush nuk e di se ku dhe kur do të lindë foshnja e 7 miliardtë, por Fondi i OKB-së për popullsinë përllogarit se ky fëmijë mund të lindë më 31 tetor diku në Indi.
Përse India?
Ndoshta sepse është vendi me lindshmëri më të lartë në botë; 51 lindje për minutë. Me këtë ritëm, deri në vitin 2025, India pritet t’ia kalojë Kinës për nga numri i popullsisë.
Bazuar në parashikimet e tanishme, Kombet e Bashkuara përllogarisin se në vitin 2100, popullsia e botës mund të arrijë deri në 16 miliardë.
BURIMI: <
3 responses to “Në fund të këtij muaji bota do të ketë 7 miliardë banorë”
Nuk munden me qenë të dhëna të vërteta sepse asnjë shtetë në Europë dhe në Ballkanë nuk munden ta dijn shifren e sakt se sa banorë jetojn në qytetinë e tyre e jo ta dijn se sa ka popullatë në botë ‘ Por ta dini se bota nuk shtohet me popullatë po bota zvoglohet prej popullates , tash anjë familje nuk kan mbi 3 persona ose 1 person te lindur ‘ skamje e madhe ‘ varferi ne krejt boten ‘ lindje shum pak ‘ ne kohen e fundit edhe lindjet jan ndaluar ‘ mjeksia boterore po shiqonë të bëjë tableta për të lindur grat dhe vajzat e reja ‘ duhet ta dini mire e kjart se ne koherat e fundit jan duke ndollur termete ne krejt boten e tsunami per qdo 3 vite po q’perthen ne ndonje vend ne ballkan , shkalla e termeteve po rritet dit e perdite ‘ e per keto qeshtje nuk i bjen ndermend te lind askujt ne ballkan , lindjet po vien duke u zvogluar ne koherat e fundit , mjeksia me gjilpana me mjete artificiale me teknika te llojllojshme mundohet te arrijn lindje fallco , kesaj bote i ka ardhur fundi , jemi duke jetuar si ne koherat e lashta ‘ per qdo dite ndollur sene te ndryshme ‘ njerzimi u largue prej te afermit e vetë ‘ nuk e njofin njeri tjetrin vllaznia ‘ martesat kanfilluar te behen nemjevetit nip e mes martohet ‘ shkaqet nuk njifen ‘ seksi behet ne familje te aferme me te afermit e vete ‘ RINIA nuk njifen se a janë personat te aferm a jo ‘ Qfar logjike esht kjo ‘ ku jemi ne duke jetuar ‘ papunësi e madhe ne krejt boten ‘ protesta per qdo dite ne krejt boten ‘ kujna i bjen ndermend te lind ‘ ASKUJT ‘ krejt fallco , koha po vjen me popullatë tvogël e me te vogël ‘ kam për ta shkruajtur një libër mrenda ditës po me kaqë e përfundojë duke ju përshendetur me këto artikuj jo të duhurë në kohërat e sotme ‘ P,SH NGA BLERIM ADEMI ‘ PRISHTINA
SA KA NJEREZ TE MENCUR KJO BOTE NUK KA PSE TI VIJE FUNDI INJORANCA DHE PA DITURIA TE CON DREJT FUNDIT VARFERI KA KUR KA SHPIRTRA TE VARFER.HELENA KACAKU
ndoshta nuk munde te jet 100% e sakt po 99% po shum e vertet se bota shtohet pa mare parasysh varferin luftat apo termetet kjo nuk qon ne zvoglimin e banorve po ne ngadalsimin e ritjes se popullates sa i perket a e din se sa banor ka bota sote eshte shum e leht kjo se teknologjia sote eshte shum e perparuar dhe qdo shtet e dy sa banor ka dhe ajo eshte publike .