Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Antibiotikët janë të efektshëm në luftën kundër baktereve, por nuk vlejnë për sëmundje të shkaktuara nga viruse si të ftohurit apo infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. Marrja e antibiotikëve për arsye të gabuar mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi.
Antibiotikët përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale të grykës dhe bajameve. Por të ftohurit e zakonshëm, shumë prej dhimbjeve të grykëve, bronkitet akute dhe shumë prej infeksione sinuseve dhe të veshëve shkaktohen nga viruse. Dhe antibiotikët nuk i shërojnë këto infeksione, por vetëm e bëjnë personin e sëmurë të ndjehet më mirë dhe të tjerët të mos sëmuren.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se përdorimi i tepruar dhe i papërshtashëm i këtyre ilaçeve ndikon në shtimin e baktereve rezistent ndaj antibiotikëve. Dhe kështu antibiotikët bëhen të padobishëm pikërisht atëherë kur duhen më shumë për të luftuar një infeksion bakterial.
Ndërsa stina e gripit po afron, ekspertët këshillojnë që prindërit me fëmijë të vegjël, të bisedojnë me mjekun rreth mënyrës më të mirë për trajtimin e simptomave të një infeksioni viral, trajtim ku përfshihet pushim i mjafshtueshëm, marrja e lëngjeve dhe barna pa recetë, por të mos këmbëngulni për antibiotikë nëse mjeku thotë se fëmija nuk ka nevojë për to.