Diagnostikimi i kanceri të gjirit

E Hënë, 21 Nëntor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se zbulimi i herëshëm i kancerit të gjirit është vendimtar për mbijetesën e pacienteve. Gjithashtu dihet se Imazhet me Rezonancë Magnetike ose MRI, janë një nga metodat më të përhapura për zbulimin e kancerit të gjirit. Por një studim tregon se kjo metodë ndikon pak në përmirësimin e mbijetesës së pacienteve.

Megjithëse mamografia është mjeti më i zakonshëm për diagnostikimin e kancerit të gjirit, Imazhet me Rezonancë Mamagnetike ose MRI janë gjithashtu të efektshëm, sidomos tek gratë me inde të dendura të gjirit dhe ato me kancer të ndryshuar BRCA.

Por një studim në revistën mjekësore britanike “Lancet” gjen pak dëshmi rreth efektshmërisë së Imazheve me Rezonancë Mamagneti në përmirësimin e mbijetesës së grave me kancer në gji.

Shkencëtarët rishikuan rezultatet e 87 studimeve të kryera gjatë 10 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave, megjithëse Imazhet me Rezonancë Magnetike ishin më të ndjeshëm sesa mamografia në zbulimin e kancerit në gji, studiuesit nuk gjetën prova se këto rezultate kishin ndikuar në përmirësimin e mbijetesës së pacienteve. Gjithashtu, MRI nuk kishte ndikuar as në pakësimin e rasteve të operacioneve për heqjen e kancerit të gjirit.

Megjithkëtë, autorët e studimit thonë se Imazhet me Rezonancë Magnetike janë zbuluesit më të mirë të tumoreve të vegjël në gji dhe udhëzues të dobishme në kimoterapi dhe rrezeterapi për gratë e operuara në gji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2011
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930