Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kanceri Melanoma është përgjegjës për rreth 9 mijë vdekje në vit, vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ky kancer në lëkurë, kur përhapet, është fatal në 85 përqind të rasteve. Pacientët me melanomë të avancuar jetojnë kryesisht rreth 8 muaj. Një studim i ri botuar në revistën mjekësore të Nju Englandit thotë se ilaçi Zelboraf thuajse e dyfishon jetëgjatësinë e pacientëve me melanoma.
Shkencëtarët përfshinë në studim 132 pacientë me melanoma, kryesisht burra nën moshën 65 vjeç. Rreth 50 përqind e pacientëve vunë re se tumori reagoi ndaj ilaçit Zelboraf;
– 77 përqind mbijetuan të paktën 6 muaj.
– 58 përqind mbijetuan të paktën 1 vit
– 43 përqind mbijetuan të paktën 18 muaj.
Studimi u financua nga kompnia Hoffmann-La Roche, që prodhon edhe ilaçin Zelboraf.