Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumëkush ka parë reklama rreth acideve yndyrorë Omega-3. Por a e ndihmojnë ato shëndetin e zemrës? Prej kohësh, shkencëtarët kanë besuar se Omega-3 që gjendet në peshk është e mirë për shëndetin kardio-vaskular.
Por një studim i ri në Archives of Internal Medicine, pas një shqyrtimi të shëndetit të rreth 20 mijë pacientëve të përfshirë në 14 studime të mëparëshme, konstatoi se tek pacientët të cilët kishin pësuar një goditje në zemër – acidet yndyrore Omega-3 në formë tabletash nuk kishin mundur të parandalonin një goditje të dytë. Në fakt, autorët e studimit vunë re se këta pacientë nuk kishin pasur asnjë lloj përfitimi nga Omega -3 shtesë.
Megjithatë, ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë një dietë të pasur me Omega-3 duke ngrënë peshk të paktën 2 herë në javë, si për popullatën e përgjithëshme edhe për personat me sëmundje kardio-vaskulare.
Një dietë e tillë ofron acide yndyrore Omega-3 dhe gjithashtu mund të zëvendësojë burimet me proteina më pak të shëndetëshme, si ato që përmban mishi i kuq.
One response to “A parandalon Omega-3 shtesë goditjet në zemër?”
a jan te njejta te gjitha tabletat Omega 3 i kam disa por ato shkruajn per rritjen e fetusit gjate shtatezanise, jam me paraparez te gjymtyreve te poshtme sa me ndihmojn dhe a mund ti perdori keto dhe sa kohe?mosha 60 vjeq ose qka me preferoni ju nga ndonje neurolog mundesisht sado pak nje pergjegje.