Skleroza e shumëfishtë edhe mund të ndalet

E Martë, 24 Prill 2012
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përdorimi i herëshëm i ilaçit kundër sklerozës së shumëfishtë (MS) mund të ngadalësojë keqësimin e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë godet trurin dhe palcën kurrizore. Sëmundja mendohet të jetë auto-imune – shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Sistemi imun sulmon sistemin nervor, ndoshta si rezultat i ekspozimit ndaj një molekule me strukturë të ngjashme me të vetin

Vuajtjet e pacientit nga këto goditje zgjasin për shumë ditë deri muaj – duke afektuar muskujt, shikimin madje edhe personalitetin.

Një studim i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë konstaton se përdorimi i herëshëm i ilaçit “Beta-1A Interferon”  mund të ngadalësojë e madje edhe të ndalojë përparimin e sklerozës të shumëfishtë.

Sipas studimit që zgjati 3 vjet dhe ku u përfshinë rreth 500 pacientë, ata që u trajtuan me “Beta-1A Interferon” menjëherë pas simptomave të para kishin më pak gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë “clinically definite” –  kur sëmundja përcaktohet dhe diagnostikohet klinikisht.

Ngadalësimi i pezmatimit në fazën e herëshme të sëmundjes ruan qelizat nervore nga dëmtimi, thonë ekspertët, dhe se studimi thekson rëndësinë e diagnostikimit të herëshëm dhe trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.

3 responses to “Skleroza e shumëfishtë edhe mund të ndalet”

  1. Merjem says:

    A mund te na informoni per trajtimin e semundjes (MS) ne gjendje te avancuar. Ju lutem do na ndihmonit shume. Presim me padurim pergjigjen tuaj. Ju lutem.. Faleminderit.

  2. Merjem says:

    Ju lutem dhe nje here z. Lulushi per me shum informacion ne lidhje me semundjen MS.

  3. fatmira lezo says:

    ju lutem z.Lushi rreth ndalimit te semundjes desha te dija se doktoret nuk japin shprese per sherim,jame sh e interesuar pasi kame nje djale ne moshe sh te re dhe ka 5 vjete qe vuan dhe s ka as nje permiresim vetem po i acarohet me shume ,me ktheni nje pergjigje dhe me nevoitet nje num telef tuaj ju flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2012
M T W T F S S
« Mar   May »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30