Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përdorimi i herëshëm i ilaçit kundër sklerozës së shumëfishtë (MS) mund të ngadalësojë keqësimin e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë godet trurin dhe palcën kurrizore. Sëmundja mendohet të jetë auto-imune – shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Sistemi imun sulmon sistemin nervor, ndoshta si rezultat i ekspozimit ndaj një molekule me strukturë të ngjashme me të vetin
Vuajtjet e pacientit nga këto goditje zgjasin për shumë ditë deri muaj – duke afektuar muskujt, shikimin madje edhe personalitetin.
Një studim i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë konstaton se përdorimi i herëshëm i ilaçit “Beta-1A Interferon” mund të ngadalësojë e madje edhe të ndalojë përparimin e sklerozës të shumëfishtë.
Sipas studimit që zgjati 3 vjet dhe ku u përfshinë rreth 500 pacientë, ata që u trajtuan me “Beta-1A Interferon” menjëherë pas simptomave të para kishin më pak gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë “clinically definite” – kur sëmundja përcaktohet dhe diagnostikohet klinikisht.
Ngadalësimi i pezmatimit në fazën e herëshme të sëmundjes ruan qelizat nervore nga dëmtimi, thonë ekspertët, dhe se studimi thekson rëndësinë e diagnostikimit të herëshëm dhe trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.
2 responses to “Skleroza e shumëfishtë edhe mund të ndalet”
A mund te na informoni per trajtimin e semundjes (MS) ne gjendje te avancuar. Ju lutem do na ndihmonit shume. Presim me padurim pergjigjen tuaj. Ju lutem.. Faleminderit.
Ju lutem dhe nje here z. Lulushi per me shum informacion ne lidhje me semundjen MS.