Largësia e vendit të punës dhe shëndeti

E Mërkurë, 09 Maj 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur ngasin makinën, njerëzit shqetësohen për çmimin e karburantit, kjo për arsye praktike sepse preket buxheti personal. Por a ka çështje më praktike se sa shëndeti dhe harmonia familjare kur është fjala për ngarjen e makinës? Një studim i ri thotë se ngarja e makinës për të shkuar në punë mund të jetë pjesa më e pashëndetëshme e ditës. Çdo ditë a  dy herë në ditë – nuk është puna që të sëmur, por udhëtimi për të shkuar deri atje. Disa të dhëna të reja thonë se sa më larg që të jetë vendi i punës aq më keq për trupin. Dhe ka njerëz që udhëtojnë çdo ditë 2 orë me makinë për të shkuar në punë.

Sipas një studimi personat që çdo ditë ngasin makinën 20 kilometra ose më shumë për të shkuar në punë kanë bark më të madh dhe tension më të lartë gjaku në krahasim me persona të tjerë që e ngasin makinën më pak, ose përdorin transportin publik dhe ushtrohen më shumë fizikisht.

Ky është studimi i parë që dokumenton se si largësia nga vendi i punës ndikon shëndetin – presionin e gjakut, gjendjen kardio-vaskulare dhe peshën trupore.

Sipas të dhënave nga zyra ammerikane për regjistrimin e popullsisë, një amerikan udhëton me makinë mesatarisht 25 minuta çdo ditë, ndërsa 8 për qind e popullsisë së vendit shpenzon më shumë se 1 orë për të arritur në vendin e punës.

Sipas grupit anketues Gallup, 1/3 e personave që ngasin makinën  90 minuta çdo ditë thonë se vuajnë nga dhimbje në qafë dhe shtyllë kurrizore.

Ndërsa shkencëtarët në Suedi konstatuan se çiftet që e kanë larg vendin e punës, kishin 40 për qind më shumë gjasa për t’u divorcuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031