Barnat dhe fëmijët

E Enjte, 10 Maj 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Udhëzimet në etiketat e shumë barnave nuk përfshijnë informata mbi dozat për fëmijë. Për këtë arsye fëmijët shpesh quhen “jetimë terapeutikë”.

Një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) thotë se – në vitin 2009 –  vetëm 46 për qind e ilaçeve përmbanin udhëzimet e duhura se si ato të përdoren për fëmijët.

Fëmijët i metabolizojnë barnat shumë mdryshme nga të rriturit. Për arsye se shumë ilaçe kurrë nuk janë provuar tek fëmijët, përcaktimi i saktë dhe i efektshëm i ilaçit bëhet me hamëndje nga mjeku.

Në këtë mënyrë, fëmijët u nënshtrohen padashje kërkimeve, ndërsa mjekët pediatër provojnë tek ata  barnat që janë për pacientët e rritur.

Autorët e studimit bëjnë thirrje për miratimin e ligjeve që të kërkojnë më shumë prova pediatrike klinike të barnave dhe vendosjen e rezultateve të këtyre provave në etiketat e ilaçeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031