Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Lajmi i mirë për ata të cilëve u pëlqen kafeja – duket se ajo i ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë. Shkencëtarë amerikanë pranë Institutit Kombëtar të Kancerit morrën në shqyrtim rreth 400 mijë persona mes moshave 50 deri 70 vjeç.
Gjatë studimit u vu re se ata që pinin 3 ose më shumë filxhanë me kafe në ditë ishin për-afërsisht 10 për qind më pak në rrezik për të vdekur në krahasim me personat që nuk konsumonin kafe.
Studimi tregoi se ata që pinin kafe kishin më pak gjasa të vdisnin nga;
-Sëmundje të zemrës
-Sëmundje të frymëmarrjes
-Goditje në tru (dhe)
-Diabet
Ekspertët nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyet e këtij përfitimi, por rezultatet ishin të ngjashme në të dyja llojet e kafesë – me dhe pa kafeinë.