Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sa të efektshme janë kalciumi dhe vitamina D shtesë? Mund të sjellin ato më shumë dëm sesa dobi për shëndetin?
Dhe pyetja kryesore; Ç’do të thonin miliona njerëz që i konsiderojnë kalciumin dhe vitaminën D si mbrojtëse nga osteoporoza? Sepse disa ekspertë thonë se për shumë njerëz ato janë të padobishme dhe të mund të sjellin dëme.
Për miliona gra të shëndetshme merret si e dhënë, se kur arrijnë menopauzën atyre u duhet kalcium dhe vitaminë D shtesë për forcimin e eshtrave.
Por tani, një komision qeveritar i ekspertëve – pas disa shqyrtimeve – thotë se ka ardhur koha që kësaj praktike t’i jepet fund.
Sipas shifrave të këtij komisioni, marrja e vitaminës D në doza të ulta (400 IU) dhe kalciumit (1000 mg) nuk ndalon thyerjet e kockave dhe se ato rrisin rrezikun e gurëve në veshka.
Dhe për ata që mendojnë se përfitimet nga vitamina D dhe kalciumi shtesë fillojnë kur ato merren me doza më të larta, komisioni i ekspertëve thotë se për këtë nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme.