Për të shmangur lodhjen nga të nxehtit

E Mërkurë, 20 Qershor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nesër (21 qershor) është dita e parë e verës dhe parashikimet janë për një stinë të nxehtë. Por pushimet dhe argëtimet e  verës mund të kthehen në të rrezikshme nga të nxehtit dhe djersitjet, ndërsa marrja e lëngjeve në sasi të pakta mund t’i mohojë trupit aftësinë e vetë-ftohjes.

Simptomat e lodhjes nga vapa përfshijnë përzierje në stomak, vjellje, marramendje, dhimbje koke, dhe rrahje të shpejta zemre. Rezultati mund të jetë urgjenca mjekësore.
Ekspertët thonë:

– Mos qëndroni shumë në të nxehtë. Kërkonin strehë në hije ose në mjedise me ajër të kondicionuar.

– Pini lëngje të ftohta. Uji dhe pijet sportive ripërtërijnë lëngjet e trupit dhe ulin temperaturën e brendshme.

– Laguni. Uji i ftohtë në lëkurë është një mënyrë për t’u freskuar (dhe)

– Mbani këmishën veshur. Pa atë si mbulesë, trupi absorbon më shumë nxehtësi.

Së fundi, nëse nuk ndiheni mirë brenda 30 minutave pasi të keni marrë këto masa – ju mund të jenë në rrezik për goditje nga të nxehtit. Në raste të tilla, shkoni sa më shpejt në urgjencën mjekësore më të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2012
M T W T F S S
« May   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930