Një trajtim i shpejtë i depresionit

E Premte, 14 Dhjetor 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm i rëndësishëm për miliona vetë që luftojnë depresionin – 1 në10 amerikanë marrin barna kundër depresionit dhe ky trajtim zgjat me javë apo muaj.

Por në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit, neuro-shkencëtarët po provojnë një grup të ri barnash kundër depresionit që mund të ofrojnë një mënyrë të re për luftimin e depresionit brenda një kohe shumë të shkurtër; jo javë e muaj, por vetëm disa orë.

Ilaçet tipike që përdoren sot kundër depresionit vënë në shenjestër serotonin në tru – një kimikat që kontrollon lumturinë, dhe rezultatet e trajtimit me këtë grup barnash mund të shihen vetëm pas 4 deri 6 javësh. Ndërsa ilaçi i ri, që është duke u eksperimentuar, vepron krejt ndryshe pasi në shenjestër vë sistemin glutomate në tru, duke ndikuar tek neuronet që kontrollojnë gjendjen shpirtërore a psikologjike, dhe rezultati apo ndryshimi i gjendjes së pacientit mund shihet brenda pak orëve.

One response to “Një trajtim i shpejtë i depresionit”

  1. alfred says:

    po e lexuam me vemendje dhe presim nje dite qe nga sistemi i sherimit ne Seroton te kalojme ne sistemin me te shpejt qe eshte sistemi Glutomat ne tru

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2012
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31