Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Artriti në gju është forma më e zakonshme e pezmatimit të kyçeve. Një studim tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e tyre brenda 6 muajve nga dita e diagnostikimit. Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve, më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. Në fakt, artriti në gju është përgjegjës për 50 përqind të rasteve të paaftësisë mes njerëzve të moshuar në Amerikën veriore.
Shkencëtarët në Kanada morrën në shqyrtim 190 gra që ishin diagnostikuar më parë me osteoarthrit apo artrit në gju. Rezultatet treguan se pas 6 muajsh, 80 përqind e pjesmarrësve në studim që kishin kryer ushtrime fizike, thanë se ndjenin më pak dhimbje dhe mund të lëviznin më lirshëm.75 përqind e grave në studim që përdorën akupunturën ose fasho elastike për mbledhjen e gjurit thanë se ndjeheshin më mirë. Edhe 50 përqind e grave që morrën barna kundër dhimbjeve, barna natyrale shtesë ose të dyja, gjithashtu u ndjenë më mirë.