Klinika shërbimesh me pakicë

E Martë, 01 Qershor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Klinikat e shërbimeve të vogla të pakta janë një dukuri e re në Shtetet e Bashkuara. Klinika të tilla mund të gjenden tani në supermarkete ose në qëndra shërbimesh të tjera. Një studim i ri i kryer nga korporata RAND tregon se numri i  klinikave shëndetësore me pakicë është në rritje. Klinika mjekësore me pakicë tani mund të gjendet në farmaci, dyqane ushqimore dhe në kioska brenda dyqaneve. Shërbimet ofrohen zakonisht nga  ndihmës mjekë a infermjere të kualifikuar. Numri i klinikave të tilla po rritet dukshëm, duke nxitur edhe kritika ndaj cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Nga studim në rreth një mijë klinika shëndetësore me pakicë doli se, klinika të tilla frekuentohen nga rreth 33 përqind e popullsisë së qyteteve. Atje shkojnë kryesisht të rinj mbi 20 vjeç të cilët nuk kanë sigurime të rregullta shëndetësore. Në studim thuhet se këto klinika ofrojnë shërbime me kosto të ulët për vaksinime dhe trajtime shëndetësore për dhembje grykësh, bronkit e ftohje të lehta. Për shërbime të tilla, 1 në çdo 5 pacientë shkon tek mjeku në klinika të zakonëshme ose në qëndrat e ndihmës së shpejtë a në spitale. Studimi i është paraqitur një komisioni të Kongresit, por autorët thonë se nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar ndikimin e plotë të klinikave shëndetësore me pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930